Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, nuk do të shkojë në Barcelonë për të parë ‘El Clasico’ në “Camp Nou” mes Real Madridit dhe rivalëve të tyre të përjetshëm.
Siç raporton El Mundo, Florentino do të qëndrojë në kryeqytet të dielën mbrëma.
Ditët e fundit marrëdhëniet mes Real Madridit dhe Barcelonës janë acaruar pasi kampionët spanjollë vendosën të paraqiteshin si prokuror privat në të ashtuquajturën çështja Negreira.
Ky vendim i Real Madridit bëri që drejtuesit e Barcelonës të refuzonin të mbanin drekën tradicionale të drejtorëve përpara El Clasico, diçka që u zhvillua në takimin e fundit mes dy palëve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.
Mungesa e Perezit në ‘Camp Nou’ është historike, pasi ai nuk mungoi as në debutimin e Luis Figo me fanellën e Real Madridit në ‘Camp Nou’ apo ndeshjen e parë pas pandemisë.
Sipas MARCA-s, ky vendim vjen për faktin se pritja do të jetë mjaft armiqësore dhe synimi është që të shmanget çdo problem.
Lojtarët dhe trajnerët e Real Madridit nuk do të jenë vetëm në ‘Camp Nou’ pasi në këtë ndeshje do të ketë drejtorë, por është preferuar që Florentino Perez, i cili është kreu i dukshëm i Los Blancos, të mos jetë aty.
MARCA raportoi tashmë të mërkurën e kaluar se nuk do të kishte një drekë mes dy direktivave, diçka që u konfirmua.
E gjitha kjo tregon se marrëdhëniet mes drejtuesve të të dy klubeve kanë pësuar një hap të qartë mbrapa javët e fundit. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.