“Dardanët” kanë arritur të mposhtin Sllovakinë në Bratisllavë me rezultat 4-3 në ndeshjen e play-off-it për Botërorin 2026 që do të mbahet sivjet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
Ndonëse sllovakët ishin të parët që kaluan në epërsi, Kosova ia doli të barazojë përmes Veldin Hoxhës.
Megjithatë, vendësit arritën të riktheheshin në lojë sërish në fund të pjesës së parë, duke shënuar për 2-1.
Por, me të nisur pjesa e dytë, Fisnik Asllani barazoi shifrat në 2-2.
E Florent Muslija ishte ai që e çoi Kosovën në epërsi, 3-2.
12 minuta më pas, Kreshnik Hajrizi shënoi për 4-2.
Kur u mendua se gjithçka përfundoi, sllovakët shënuan për 4-3, 2 minuta pa përfunduar 5 minutat e shtesës.
Por, deri në fund nuk pati më ndryshim në rezultat, dhe Kosova siguroi fitore historike.
Me këtë fitore, Kosova e pret Turqinë më 31 mars në “Fadil Vokrri” për biletën finale për në Botëror. /Klankosova.tv
10:23 - Edhe 10 minuta deri në fund - forca Kosova (2-4) (VIDEO)
Kosova po vazhdon të mbajë epërsinë prej 4-2 ndaj Sllovakisë në Bratisllavë.
Kur kanë mbetur edhe 10 minuta deri në fund të minutave të rregullt, Dardanët po vazhdojnë të tregojnë karakter.
22:16 - Kosova shënon për herë të katërt
Dardanët kanë shënuar edhe golin e katërt, për rezultatin 4-2.
Goli erdhi nga Kreshnik Hajrizi në minutën 72.
22:12 - "Dardanët" në epërsi, edhe 20 minuta deri në fund (2-3) (VIDEO)
Djemtë tanë po vazhdojnë të mbajnë epërsinë, duke mbajtur gjallë "Ëndrrën Amerikane".
Kanë mbetur edhe 20 minuta deri në fund të kohës së rregullt.
22:04 - Kosova kalon në epërsi përmes Florent Muslijës
Florent Muslija ka shënuar për 3-2, nga një gjuajtje e lirë në minutën e 60-të.
21:50 - Kosova barazon përmes Asllanit
Fisnik Asllani ka shënuar në minutat e parë të pjesë së dytë për të barazuar shifrat në 2-2.
Goli i tij erdhi pas një harkimi të mrekullueshëm nga Mërgim Vojvoda.
21:30 - Ndëshkohemi në fund të pjesës së parë
Sllovakia ka arritur të rikthejë epërsinë në minutën 45.
21:26 - Edhe pesë minuta deri në fund të pjesës së parë (1-1) (VIDEO)
Kanë mbetur edhe më pak se 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt të pjesë së parë.
Kosova pati disa raste, por ende nuk po arrin të gjej golin e epërsisë.
21:17 -Gjysmë ore lojë, rezultati ende i barabartë (1-1) (VIDEO)
Po luhen 15 minutat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes Sllovaki-Kosovë.
Rezultati vazhdon të jetë i barabartë, ai i minutës 21.
21:07 - Veldin Hoxha ka barazuar shifrat në Sllovaki në 1-1.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 21-të.
Golin e gjeni
KËTU
20:52 - Kosova në disavantazh
Dardanët janë ndëshkuar nga Sllovakia në minutën e 6-të.
Goli erdhi nga një ndërprerje.
Nis ndeshja për rrugën drejt “Ëndrrës Amerikane”
Ndeshja historike e “Dardanëve” në rrugën e tyre drejt Botërorit 2026, tashmë ka nisur.
Djemtë tanë do të luftojnë në fushën e blertë të stadiumit Tehelne pole në Bratisllavë për t’u ballafaquar me Sllovakinë.
Kombëtarja e Kosovës ka hyrë në fushë me këtë formacion:
