Lajmet e fundit

Historiani, Hakif Bajrami i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sot Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkua historiani ynë i njohur Prof.Dr.Hakif Bajrami”, ka shkruar në Facebook, kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, përcjell Klan Kosova.
“Libri i tij "Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995" është një studim i përmbledhur tejet i rëndësishëm dhe i vlefshëm”.
“Librat e tij të tjerë të shumtë, prej studimeve mbi aradhat partizane te dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve për Turqi, për personalitetet kombëtare nga Bedri Pejani te Adem Demaçi, e deri te libri i tij i ndaluar në shtypshkronjë në vitin 1990 "Kosova nga Bujani në Kaçanik" janë lexuar e lexohen vazhdimisht jo vetëm nga brezat e studentëve të historisë”.