Lajmet e fundit

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka përkrahur fillimin e grevës se punëtorëve të Komunës se Deçanit, përmes së cilës po kundërshohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronave të Manastirit.
Historianët e këtij qyteti kanë ripërsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, e cila sipas tyre ka legalizuar vendimet e kohës se masave të dhunshme dhe si e tillë nuk ka legjitimitet të jetë më ne krye të kësaj gjykate.
Poashtu ata kanë kërkuar ndërhyrjen e Qeverisë së Kosovës në zgjidhjen e kësaj çështjeje, transmeton Klan Kosova.