Lajmet e fundit

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përmes një letre publike ka kërkuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli që të mos ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
"Komisioni shtetërore i kryesuar nga ana e Murat Mehës, ka bërë një punë skandalozë ngase i ka ikur realitetit të vërtetë të vijës se kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi".
"Kjo pikë kufitare për kilometra të tëra ka hyrë në territorin e Kosovës. Andaj, votimi i kësaj marrëveshje është shumë e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj të brezit kufitarë".
"Nëpërmjet kësaj letre publike, do të donim të shprehim mendimin tonë, se kjo marrëveshje duhet të ndale dhe nuk duhet të votohet në Kuvendin e Republikës se Kosovës, dhe deputete të cilët janë të zgjedhurit e popullit nuk duhet të votojnë copëtimin e Kosovës".
Historianët e Deçanit kanë ripërsëritur se kjo marrëveshje nuk duhet të miratohet, sepse sipas tyre "me këtë do të tregohet se Kosova e mbron sovranitetin e saj", transmeton Klan Kosova.