Lajmet e fundit

Nëpërmjet një komunikate Dega e Lidhjes së Historianëve të Kosovës në Deçan "Ali Hadri" ka kërkuar që Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s nesër të pranojë Kosovën me të drejta të plota.
Sipas tyre Kosova pas pranimit ka për të ushtruar të gjitha kompetencat e saj karshi rregullave të kësaj organizate, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, transmeton Klan Kosova.
"Ne, mendojmë se pranimi i Kosovës në UNESCO është një hap pozitiv, ngase ruajtja e trashëgimisë kulturore e historike do të bëhet më mirë, kur dihet se në shumë monumente të kulti, janë ndërhyrë e ju ka humbur origjinaliteti i tyre", thuhet në komunikatën e historianëve të Deçanit.