Lajmet e fundit

Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan ka nderuar ish kryeministrin Ramush Haradinaj me titullin “Krenaria e Kombit”.
Haradinaj mori këtë titull në akademinë përkujtimore në 100 vjetorin e rënies së Isa Boletinit, transmeton Klan Kosova.
Të pranishëm në këtë akademi, dhjetëra historianë e studiues të jetës dhe veprës së heroit kombëtar, Isa Boletini, si dhe përfaqësues të jetës politike, kanë folur për aspekte të rëndësishme të jetës dhe të veprës së Isa Boletinit.