Lajmet e fundit

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan i ka bërë thirrje të gjithë deputeteve të Kuvendit të Kosovës, që të mos e votojnë marrëveshjen aktuale për Demarkacionin me Republikën e Malit të Zi.
Në një komunikatë për media, ata e kanë cilësuar kryeministrin Mustafa si tradhtar të popullit.
“Kryeministri aktual është krye komunisti dhe politikani kosovare, i cili e përkrahu edhe suprimimin e Autonomisë se Kosovës me 1989 dhe pranoi të punoi nën drejtimin e politikës serbe. Si i tille Isa Mustafa nuk është gjë tjetër vetëm mbeturinë e regjimit të krye kriminelit Sllobodan Millosheviq”.
Ata kanë bërë thirrje edhe për shkarkimin e Murat Mehës nga detyra e Kryetarit të Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi, transmeton Klan Kosova.
“Ne ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës së në çdo rrethanë të votimit të kësaj marrëveshje të organizohen demonstrata e protesta deri në renine e regjimit komunist të Isa Mustafës”.