Lajmet e fundit

Jeta e Paola Antonini, një modele braziliane ka ndryshuar përgjithmonë dy vjet më parë, vetëm disa ditë para Krishtlindjeve.
Ajo u lëndua keq dhe ka humbur këmbën e saj, pasi u godit nga një makinë.
Kjo ndoshta është një ngjarje që secilit do t’ia thyente shpirtin dhe shpresat por jo edhe Paolas. Në vend që ajo të hiqte dorë dhe të binte në depresion, ajo i tregoi të gjithë botës se njerëzit janë aq të fortë sa mund të kapërcejnë çdo vështirësi që ata ballafaqohen dhe të jetojnë një jetë plot me dashuri, gëzim dhe aventurë.
Ne shpesh ankohemi për pengesat e vogla të jetës.
Nëse kemi probleme në punë ose çështje personale, gabimet tona nga e kaluara apo nga frika e së ardhmes atëherë shumë gjëra mund të na pengojnë të jetojmë të tashmen, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BC8txglmxCV/?taken-by=paola_antonini
Llogaria e Paola në Instagram tregon shumë fotografi ku ajo shihet se e jeton jetën e saj deri në maksimum.
Ajo pavarësisht të gjithave, jeton karrierën e saj prej modeleje, ushtron, vallëzon, kalëron ndërsa edhe udhëton vazhdimisht.
Ajo gjithashtu paraqitet vazhdimisht në shfaqje të ndryshme televizive, është pjesë e fushatave të ndryshme të bukurisë dhe vazhdon të sfilojë e të tregojë stilin e saj në fotografitë e saj në llogarinë në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BC3Osg8mxHe/?taken-by=paola_antonini
https://www.instagram.com/p/BCeMXlpmxHv/?taken-by=paola_antonini
https://www.instagram.com/p/BCVnFiomxFa/?taken-by=paola_antonini
https://www.instagram.com/p/BBsrJwXmxE9/?taken-by=paola_antonini
https://www.instagram.com/p/BBdIqreGxLx/?taken-by=paola_antonini
https://www.instagram.com/p/BAx0XlymxAX/?taken-by=paola_antonini
https://www.instagram.com/p/BACggfjGxFC/?taken-by=paola_antonini