Lajmet e fundit

Një ish shofer taksie në Kinë, u kthye në një prej ditësh në miliarder që koleksionon vepra arti.
Kështu është po ky Liu Yiqian, i cili bleu një ditë më parë veprën e artit ‘’Nu Couche’’, të piktorit Amadeo Modigliani, e cila ka vlerën 170.4 milionë dollarëshe.
Piktura e tillë është njëra nga veprat e artit më të shtrenjta në botë, megjithatë historia e autorit të saj është tejet trishtë që tregon verën e vitit 1917 dhe kulmin e Luftës së Parë Botërore, teksa Parisi ishte vërshuar nga turistët, përcjellë Klan Kosova.
Piktori i veprës ‘’Nu Couche’’, iu afrohente vizitorëve në barin e preferuar Rotonde duke iu kërkuar që të iu bënte një portret, për vetëm 5 franga.
E atyre nuk iu bënte përshtypje aq emri i tij kur prezantohej por cmimi, që u citonte ishte një souvenir i mirë.
Pavarësisht këtij stili jetese, Modigliani arriti të krijonte veprat e tij dhe talenti i tij u pranua edhe nga emra të tillë si Renoir, edhe pse Modigliani nuk u bë kurrë në atë kohë një emër kaq i njohur.
Pasioni i tij mbetën femrat. Një nga të dashurat, poetja angleze Beatrice Hastings thoshte se ai ishte i shëmtuar, i egër dhe lakmitar.
Dashuria më domethënëse e tij mbetet piktorja e re franceze, Jeanne Hebuterne, të cilën thuhej se e kishte përdhunuar në takimin e parë, kur ajo ishte 21 vjeç.