Lajmet e fundit

Kritikat dhe përplasjet mes politikanëve të Kosovës dhe të Bashkimit Evropian veç se po vazhdojnë.
Së fundmi, kryeministri Albin Kurti u përplas me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Më herët, në muajin qershor, edhe presidentja Vjosa Osmani nuk ishte pajtuar me Borell rreth vaksinave.
Edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ishte ballafaquar me presidentin francez Emmanuel Macron.
Kurse, ish-presidenti Hashim Thaçi kritikonte në vazhdimësi neglizhencën e evropianëve karshi heqjes së vizave ndaj kosovarëve. Madje, nuk e donte ndërmjetësimin në dialogun Kosovë-Serbi nga Miroslav Lajçak.