Lajmet e fundit

One Direction janë rritur.
Pesëshja e djelomashave që kanë mbetur katër kanë publikuar videon e tyre muzikore “History” që është kënga e fundit e shkruar si një nderim për fansat e tyre.
Edhe pse Zayn Malik ka bërë të qartë se ai ka lëvizur në jetën e tij, kjo nuk do të thotë që pjesëmarrja e tij nuk ndodhi kurrë, kështu që djemtë e përfshinë atë në video.
Videoklipi është bardhë e zi dhe përfshin karrierën e tyre që nga fillimi duke përfshirë edhe kohën e tyre në X Factor.
Në video shihet edhe Simon Cowell e ka cilësuar grupin si një nga grupet më të suksesshme të një brezi.
Ata të gjithë dukeshin shumë të rinj, duke kërcyer nga gëzimi për fitoren e tyre. Më pas në pamjet e këtij videoklipi shihen edhe djemtë prapa skenës, nëpër turne e në takime me fansat e tyre, transmeton Klan Kosova.
Edhe më mirë është fakti se ata përfshijnë skena nga shumë prej videot e tyre muzikore, duke përfshirë si "Story of My Life," "What Makes You Beautiful" dhe të tjera.
Edhe pse kënga është shkruar për fansat e tyre duket se video ishte gjithashtu një lamtumirë për Zayn, i cili ka lëvizur me karrierën e tij solo.