29.03.2018 · përditësuar para 3047 dite1 min lexim
Stambolli, më 16 korrik 2016 i ishte kthyer normalitetit përderisa mbështetësit e grusht-shtetit braktisën makineritë ushtarake që përdorën dhe u dorëzuan.
Mirëpo, edhe pse tentativa për puç në Turqi dështoi, la pasoja të shumta atë kohë, njofton Klan Kosova.
Numri i të vrarëve kishte shkuar me mbi 265 njerëz.
161 të vdekur nga forcat e sigurisë dhe 104 puçistë dhe civilë, përderisa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, derisa nga mediat është raportuar edhe për mbi 3 mijë ushtarë e oficerë të lartë të arrestuar.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kishte akuzuar Fetullah Gulenin udhëheqësin e lëvizjes “Hizmeti” për tentim-puçin në Turqi dhe kishte kërkuar ekstradimin e tij nga Amerika, pasi Guleni vepron nga ekzili, njofton Klan Kosova.
Që nga ajo kohë Erdogan kishte filluar një fushatë të egër kundër kësaj lëvizjeje, e cila ka vazhduar edhe dy vjet pas.
Erdogan dhe Gulen ishin partner të ngushtë në politikë deri para pak vitesh, që nga koha kur "Hizmet" si lëvizje kishte arritur të krijonte një shtet paralel brenda shtetit turk, me policë, gjykatës e prokurorë që punonin në institucionet e shtetit turk, por për interesat e Fethullah Gylenit.
Sot në Kosovë në mëngjesin e hershëm janë arrestuar drejtuesit e institucioneve shkollore turke në Kosovë, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gulenit dhe kundërshtues të politikës së Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.