Academy Awards sonte do të mbajnë edicionin e 89-të, për ndarjen e trofeve Oscar.
Ndonëse kanë kaluar tashmë shumë vjet, kjo natë renditet si nata më e madhe e yjeve të kinematografisë, njofton Klan Kosova.
Këto ceremoni përveç që trajtojnë punën e gjithanshme të artistëve botëror, momentet e ndarjes së këtyre çmimeve kanë dhe histori mahnitëse ku përfshihen dhe humbjet apo vjedhjet e statujave të arta.
Diçka e tillë ndodhi në vitin 2000 ku të paktën 55 trofe të arta, u zhdukën gjatë ngarkimit në port në Los Anxhelos ku për fat të mirë të gjitha u rikthyen përveç tre prej tyre që ende nuk dihen se ku mund të ndodhen, shkruan New York Times, përcjellë Klan Kosova.
Raportohet se të gjitha këto statuja u gjetën në një kazan plehrash!
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.