A e dini se kush ka më së shumti asistime deri tashti, në sezonin e ri të NBA?
Sigurisht, mendja mund t’ju shkojë te serbi Nikola Jokiq i Denverit. Ose LeBron James i Lakers.
Ncuk, nuk janë ata.
Epo, hamendësimi tjetër pretendon se duhet të jetë James Harden, lojtari që është në gjendje që edhe symbyllazi, ta gjuajë topin në cdo centimetër të fushës ku ndodhet një shok i tij skuadre gati për të shënuar menjëherë. Ose ndoshta Trae Young i Atlantas. Apo slloveni bukurosh që ka gjyshin e lindur në Kosovë, Luka Donçiq?
Jo jo, nuk është asnjëri nga këta!
Lideri i asistimeve për një ndeshje të vetem në këtë sezon, në NBA, nuk është një superyll. Nëse u thuhet emri i tij, zor se do ta identifikoni se ku luan, ose ku luajti deri tashti? Në fakt, para 6 ditëve, ai as qw ishte pjesë e ndonjë ekipi në NBA.
Sidoqoftë, këtij hiqkushit, që e ka emrin Elfrid Payton, i ra një superllotari, më 20 nëntor, kur New Orleansi i sakatuar nga lëndimet e lojtarëve, e riftoi në ekip, pasi e kishte larguar më 11 tetor. Pas pesë netëve, atij i qëlloi megallotari tjetër, kur bëri hiq më pas se 21 asiste në humbjen 110 me 114 nga Indiana Pacers. Pos këtij kontributi gjigand, Payton, për 31 minuta lojë regjistroi edhe14 pikë, 7 kërcime dhe dy topa të vjedhur, njofton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.