Lajmet e fundit

Pepsi ka kërkuar falje për reklamen kontradiktore ku kishte huazuar imazhe nga lëvizja Black Lives Matter ( Jetërat e Njerëzve me Ngjyrë Kanë Rëndësi), në të cilën rolin kryesor e ka pasur modelja Kendall Jenner.
Kjo erdhi pas një dite të intensifikuar me kritika nga njerëzit që thanë se kjo reklamë i kishte trivializuar protestat kundër vrasjeve të njerëzve me ngjyrë nga policia, shkruan Neë York Times, transmeton Klan Kosova.
Reklama e postuar në YouTube të martën, shfaqë një grup të rinjsh atraktivë duke mbajtur parulla me lutje jospecifike si psh. “Bashkojuni bisedës”.
Protestuesit shihen duke buzëqeshur, qeshur e përqafuar, e që aktivistët thonë se është e kudnërta e eksperiencës së tyre në botën reale, marrë parasysh brutalitetin e policisë.