Lajmet e fundit

Me kërkesë të shefit të grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, janë hequr nga rendi i ditës votimi i projektligjit për investimet strategjike në Kosovë, shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC.
Gjithashtu nga rendi i ditës i seancës së sotme parlamentare është larguar edhe shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem, transmeton Klan Kosova.