Lajmet e fundit

Pas vendosjes së kornizave të pusteva, vendosjes së kornizave të ujëmbledhësit, si dhe pastrimit të pusetave dhe gypave të kanalizimit të ujërave atmosferikë në 45 rrugë të kryeqytetit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, kuadër të planifikimeve të saj ka vazhduar me pastrimin e shtratit të lumenjve dhe kolektorit atmosferik.
Bëhet e ditur se në Matiçan është pastruar përroska e cila tash e një kohë ishte shndërruar në deponi të mbeturinave.
Në ndërkohë, është intervenuar edhe në një pjesë të përroskës që ndodhet në fshatrat Siqevë dhe Keqekollë, e cila ishte bllokuar si pasojë e vërshimeve.