Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë pak minuta pas mesnatës në rrugën që të çon drejt Portit të Himarës.
Sipas policisë, F. Ç, është gjetur i pajetë në tokë dhe “nga hetimet e kryera si dhe nga kqyrja paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale”, thotë policia. Dyshohet se F.Ç aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.