Lajmet e fundit

Me 63 vota pro Hilmi Jashari është zgjedhur Avokat i Popullit të Kosovës.
Kandidatë për mandatin e radhës, për të udhëhequr me këtë institucion ishin Hilmi Jashari, Isak Hasani dhe Shqipe Ibraj Mala.
Në votim kanë marrë pjesë 80 deputetë. Kundërkandidati i Jasharit, Isa Hasani ka marrë 9 vota kurse Shqipe Ibraj Mala, 5 vota, njofton Klan Kosova.