Lajmet e fundit

Avokati i Popullit i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, Hilmi Jashari ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën nga avokati i deritashëm i popullit, Sami Kurteshi.
Pas pranim dorëzimit të detyrës të dy janë paraqitur në një konferencë për media ku Kurteshi është shprehur se po i’a lë si trashëgim një institucion më të avansuar Avokatit të ri të Popullit.
Me këtë rast ka folur edhe pasardhësi i Kurteshit në këtë post, Hilmi Jashari duke thënë se sfidë kryesore e tij do të jetë ngritja e besimit të këtij institucioni te qytetarët si dhe fuqizimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit, njofton Klan Kosova.