Lajmet e fundit

Hillary Clinton e ka mbështetur Taylor Swift, pasi fitoi procesin gjyqësor në Denver të Kolorados. Këngëtarja kishte paditur DJ David Muellerin për ngacmim seksual, të cilën gjë e kishte mohuar artisti, njofton Klan Kosova.
69-vjeçarja ka pëlqyer një shkrim të shkruar nga Shannon Watts, e cila e ka duartrokitur Taylor në rastin e saj.
“Taylor Swift po e bën këtë për t'i treguar çdo vajze se nuk duhet të tolerojnë sulmet seksuale. Faleminderit, @taylorsëift13”, ka shkruar Shannon në Twitter.
Clinton shtypi butonin “like” nga llogaria e saj personale në Twitter.
Taylor kurrë nuk përmendi se kë e ka votuar në ditën e zgjedhjeve, por fansat mendojnë se ajo ka dhënë një shenjë se ajo votoi për Hillary!
