Lajmet e fundit

Hillary Clinton ka deklaruar fitoren e saj të parë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ishullin e vogël të Guam, në perëndim të Oqeanit Paqësor.
Clinton mori 71.6 përqind të votave atje, kundrejt rivalit të saj republikan Donald Trump që ka mbetur prapa me 24.2 për qind, transmeton Klan Kosova.
Vota në territorin e SHBA, e cila ka një popullsi prej rreth 160.000 persona, nuk llogariten drejt rezultatit përfundimtar, por kanë qenë historikisht një tregues i besueshëm për mënyrën sesi votimi mund të lëkundet.