Lajmet e fundit

Kandidatja e demokratëve për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, e ka mbajtur diagnozën për pneumoni të fshehur nga stafi i saj, raporton BBC, dhe ka zgjedhur t’iu tregojë vetëm familjarëve dhe miqve të saj, transmeton Klan Kosova.
Clinton thuhet se e ka fshehur faktin se është e sëmurë, për shkak se kjo mund të shfrytëzohej nga kundërshtarët e saj.
Kandidatja demokratike ishte diagnostifikuar të premten dhe i është këshilluar të pushojë, mirëpo ka vendosur që të vazhdojë me kampanjën.
Lajmet se ajo është e sëmurë, janë bërë të ditura të dielën, në akademinë përkujtimore për përvjetorin e 9 shtatorit.