Lajmet e fundit

Ju kujtohet kur Hilary Duff i është bashkangjitur faqes Tinder, dhe beqarët anembanë botës papritur menduan se do ta kenë shansin për të fituar një takim me yllin e filmit?
Por ja që nuk shkoi edhe ashtu, pasi ajo e ka mbyllur llogarinë e këtij portali të takimeve online.
Si arsye raportohet të jetë refuzimi që i është bërë asaj nga disa meshkuj në një emision radiofonik.
Sipas The Mirror, një radiostacion organizoi një emision rreth sfidave të takimeve live, dhe Hilary u refuzua nga shtatë meshkuj, të cilët nuk e dinin identitetin e saj, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për revistën People, Duff ka konfirmuar: “Nuk jam duke e përdorur Tinder më. Ishte diçka argëtuese për mua për disa minuta. Doja të eksperimentoja diçka totalisht normale dhe gjithashtu t’i shokoja njerëzit. Askush nuk e mendoi se me të vërtetë isha unë aty, por ja që isha”.