Lajmet e fundit

Hilary Duff mendon se ajo u martua shumë e re, por thotë se nuk do ta ndryshonte këtë gjë me asgjë në botë!
Aktorja 29 vjeçare e cila u martua me ish-bashkëshortin e saj Mike Comrie, kur ajo ishte 22 vjeçare, ka folur rreth martesës së saj, në The Talk, transmeton Klan Kosova.
“Isha 22 vjeçe kur u martova. Unë jam divorcuar, dhe kam një djalë katërvjeçar. Por nuk do ta ndryshoja këtë gjë për asgjë në botë”, ka thënë ajo.
Hillary shtoi: “Kisha shumë gjëra, isha e re dhe kisha punë shumë. U ndjeva me të vërtetë gati për t’u martuar. Por tani mendoj se nuk kam qenë mjaft e pjekur për këtë gjë”.