Lajmet e fundit

Urime Hilary Duff dhe Matthew Koma!
Aktorja 30 vjeçare është bërë nënë e vogëlushes, Banks Violet Bair, të enjten e 25 tetorit.
Por, Koma dhe Duff e kanë bërë të ditur një gjë të tillë, tek ditën e djeshme.
“Kjo vogëlushe ka vjedhur zemrat tona. Ajo ka ardhur në jetën dhe shtëpinë tonë, të enjten mbrëma dhe është thjesht magji”, ka shkruar Duff poshtë fotografisë ku çifti shihet duke e mbajtur në duar vogëlushen e tyre, derisa janë shumë të buzëqeshur.
https://www.instagram.com/p/BpigFzgHTGd/?utm_source=ig_embed
“Ne kemi mirëpritur një vajzë të bukur, motër të vogël dhe mike të ngushtë për gjithë jetën. Nuk mund të isha më falënderues për familjen tonë që po rritet”, ka shkruar në ndërkohë Koma duke shpërndarë të njëjtën fotografi, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BpigFyMBZW8/?taken-by=matthewkoma
Duff është edhe nënë e një djali gjashtëvjeçar, Luca, me ish-bashkëshortin, Mike Comrie.
Në ndërkohë, ajo e kishte bërë të ditur se ajo dhe 31 vjeçari Koma po e prisnin një vogëlushe të vijë në jetë, në muajin qershor.
“Qëllojani çfarë njerëz! Matthew Koma dhe unë do të kemi një princeshë të vogël dhe nuk mund të ishim më të lumtur se kaq”, kishte shkruar Duff në Instagram poshtë fotografisë ku shihej Koma duke e puthur atë në faqe.
https://www.instagram.com/p/BjxVOv4H9Gi/?utm_source=ig_embed
Që atëherë, Duff vazhdimisht ka shfaqur barkun e saj në rritje duke njoftuar fansat e saj edhe për zhvillimet më të reja rreth shtatzënisë.
https://www.instagram.com/p/BnXUpJvnrPx/?taken-by=hilaryduff
https://www.instagram.com/p/BmtFWXpnzFn/?taken-by=hilaryduff