Lajmet e fundit
Argjentiasi është golashënuesi më i mirë në Serie A me 24 gola këtë edicion, por nuk e ka gjetur rrjetën në katër ndeshjet e fundit.

Aurelio De Laurentis i ka kërkuar Gonzalo Higuain që të humbasë peshë, ndërsa thotë se sulmuesi po luan "sikur të kishte një tullë në xhep".
Argjentinasi është golashënuesi më i mirë në Serie A me 24 gola të shënuar këtë edicion, megjithëse nuk e ka gjetur golin në katër ndeshjet e fundit.
Napoli dështoi në Ligën e Europës pasi u mposht nga Villarreal të enjten, por presidenti ka thënë se trajneri nuk është fajtor për këtë gjë.
"Nuk e fajësoj Sarrin për këtë gjë. Napoli luajti mirë, por nuk mund as të themi që ishim të pafat".
"Sarri mund ta vazhdojë kontratën me ne në muajt në vijim".
"Higuain duhet të humbasë peshë, pasi duket sikur luan me një tullë në xhep".