Aktivistja nga grupi për mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit, Egzona Shala, ka thënë se hidrocentralet janë duke e shkatërruar lumin Lepenc në Brezovicë.
Në rubrikën Sytë 7 në Klan Kosova, ajo ka kritikuar Ministrinë e Mjedisit se nuk është aspak transparente me qytetarët rreth asaj që investitorë të ndryshëm kanë të të drejtën e veprimit të hidrocentraleve nëpër ato regjione.
“Kohët e fundit ka filluar një lloj i daljes së hidrocentraleve në pah edhe pse më herët është pezulluar puna e tyre gjatë kohës së pandemisë, por puna ka vazhduar. Kemi pasur postime prej qytetarëve që jetojnë në zonat përreth hidrocentraleve”.
“Si çdo lum tjetër që është duke u ballafaquar me efektet e njeriut, edhe lumi Lepenc është duke u ballafaquar me hidrocentralet”.
“Banorët atje janë duke na dërguar informata që hidrocentralet janë duke e shkatërruar lumin e Lepencit”.
“Edhe pse Brezovica është park i mbrojtur, kjo nuk është një pengesë që e ndalon posedimin e dokumentacionit për leje të veprimit të hidrocentraleve”.
“Ministria e Mjedisit nuk është transparente dhe nuk ka qenë e gatshme që të bashkëpunojë me qytetarët që t’u tregojë për proceset që kanë mbërri deri në këtë pikë ku investitorë të ndryshëm të kenë të drejtën e veprimit të hidrocentraleve nëpër ato regjione”.
Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të aktivistes Egzona Shala.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.