Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme në Tiranë, një person i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur te “Zogu i zi”, pas një karburanti, ku është hedhur nga lartësia një person i gjinisë mashkull, rreth moshës 35-vjeçare.
Si pasojë e plagëve të marra nga hedhja, personi i dëmtuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia e Tiranës nuk ka bërë ende identifikimin e viktimës. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e shtynë të 35-vjeçarin drejt vetëflijimit./Shekulli.al