29.01.2017 · përditësuar para 3471 dite1 min lexim
Qyteti i Vlorës është tronditur nga një ngjarje kriminale në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, shkruan Top Channel.
Një sasi e konsiderueshme eksplozivi, e tipit tritol, është vendosur poshtë një automjeti tip “Audi Q7”, me targa AA 505 PH, në pronësi të shtetasit Flamur Lamaj (Peçaj ), banues në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.
Policia në Vlorë sqaron se sasia e eksplozivit nuk është futur në automjet, por është hedhur poshtë tij, teksa duke qenë i krijuar në mënyrë artizanale është shpërthyer me anë të një fitili të gjatë.
Policia ka arritur të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale, rreth pesë metra larg vendit të ngjarjes, një pjesë të tij pajisjes aktivizuese.
Shpërthimi i fuqishëm ka dëmtuar edhe banesën e katit të parë, shumë pranë vendit ku ishte parkuar automjeti.
Banorë të shqetësuar të zonës sqarojnë se, ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë dhe zjarrfikëses, që ka arritur të neutralizojë flakët dhe të shmangë përhapjen e tyre në mjete të tjera.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.