Lajmet e fundit
Shefi i Bluve ka thënë se nuk do të flasë për spekulimet lidhur me një largim të mundshëm të brazilianit drejt Kinës.

Guus Hiddink nuk ka pranuar të flasë për spekulimet lidhur me një kalim të mundshëm të Oscar në Kinë.
Braziliani raportohet të ketë marrë ofertë prej 58 milionë funtesh nga Jiangsu Suning, që tanimë ka nënshkruar me Alex Teixeira dhe Ramires.
Oscar, 24 vjeçar, ka qenë titullar për Chelsea këtë edicion, por mund t’i bashkohet bashkëlojtarit të tij në Kinë.
“Nuk dimë gjë. Në rastin e Ramires mund të them që ka marrë një ofertë shumë të mirë dhe të gjithë janë pajtuar”.
“Për Oscar janë vetëm spekulime”.