Lajmet e fundit

Trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes, ka thënë për Cristiano Ronaldon se bashkë me Lionel Messin janë lojtarët më të mirë në botë, dhe madje ka zbuluar se ka biseduar me Toni Kroosin për të.
Real Madrid dhe Bayern Munchen do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas më pak se dy javësh, ndërkaq legjenda gjermane nuk i kurseu lëvdatat për Topin e Artë.
“Bashkë me Lionel Messin, ai është lojtari më i mirë në botë dhe tashmë kemi biseduar me Toni Kroos”, shtoi ai.
“E di që ai bën gjithçka të mundur që të punojë zellshëm, është ekstremist ambicioz dhe mund ta shihni në fushë këtë”.
“Si lojtar, karakteristikat e tij janë të pabesueshme”.
“Ai është njëri prej më të mirëve, e shihni çdo ditë dhe ia vlen lëvdata e madhe”.