Lajmet e fundit

Hetuesit e Dhomave të Specializuara kanë vizituar zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të kërkuar dosjet e paraqitura dje nga udhëheqësit e kësaj organizate.
Ata dje deklaruan se i kanë pranuar mbi 4 mijë dosje që sipas tyre dyshohet se kanë të bëjnë me Specialen.
Sot hetuesit e Dhomave të Specializuara e kanë kërkuar një kopje të këtyre dosjeve.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Faton Klinaku, sekretar i OVL UÇK.
" Po kanë qenë. Ata e kanë kërkuar një kopje të këtyre dosjeve. Ne kemi pasur që këtë kopje t'ia japim Prokurorisë së Kosovës, por ua kemi dhënë atyre. Kryetari është në pushim dhe ai më tha që të ua jap atyre. Është bërë pranim-dorëzimi me procesverbal".