Lajmet e fundit

Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për presidentin, Yoon Suk Yeol.
Shërbimi i sigurisë, së bashku me trupat ushtarake, të premten penguan prokurorët të arrestonin Yoon Suk Yeol në një bllokim gjashtë orësh brenda kompleksit të Yoon.
Hetuesit siguruan urdhrin për arrestimin e Yoon lidhur me deklaratën e tij të shkurtër të ligjit ushtarak muajin e kaluar.
Zyra e Hetimit të Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë, e cila po heton rastin, tha të shtunën se i kishte kërkuar sërish presidentit të bashkëpunojë me zëvendëskryeministrin e vendit, Choi Sang-mok, që të urdhërojnë shërbimin e sigurisë presidenciale që të bashkëpunonjnë për urdhërarrestin.
Policia i kërkoi shefit të shërbimit të sigurisë presidenciale, Park Chong-jun, të paraqitej për t'u marrë në pyetje të martën, raportoi Yonhap Neës, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.