Lajmet e fundit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës (5 dhjetor) një i burgosur ka vdekur në Spitalin e Pejës përkundër ndihmës së ofruar nga mjekët.
I ndjeri i cili ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës, që nga data 02.12.2020 ishte hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, me rekomandimin e mjekut të Qendres Korrektues në Dubravë, njofton Klan Kosova
Ndërsa në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
"Pejë 05.12.2020-22:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar pasi ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion".
https://klankosova.tv/nje-i-burgosur-vdes-ne-spitalin-e-pejes-ishte-i-denuar-per-keqperdorim-seksual-nen-moshen-16-vjecare/