Një burrë është gjetur i vdekur pasditen e së enjtes në Fushë Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, rasti po vazhdon të hetohet nga policia.
“Lidhur me rastin e lartcekur, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor përmes të cilit është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.