Lajmet e fundit

Agjencitë federale amerikane kanë nisur një hetim në lidhje me publikimin e dokumenteve të cilat japin detaje për mjetet e hakimit të CIA-s, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Është bërë e ditur që FBI dhe CIA janë duke koordinuar veprimet, pasi që Wikileaks publikoi qindra dokumente në lidhje me to.
Në këto dokumente është thënë që CIA ka zhvilluar mënyra për të përgjuar telefonat e mençur.
Shtëpia e Bardhë bashkë me CIA-n dhe FBI-në kanë refuzuar të komentojnë në qoftë se këto dokumente janë të vërteta.