Lajmet e fundit

Referendumi i mbajtur të dielën në Turqi, ku 51.4 për qind e qytetarëve votuar pro dhe 48.6 për qind kundër, nuk është mbajtur për ndryshime kushtetuese por për rritjen e pushtetit të presidentit, Taip Erdogan.
Kështu ka pohuar opinionisti Albert Heta, që ka shtuar se Erdogan me këtë formë po kërkon të vendosë kontroll politik dhe me ndryshimet që do të bëhet pas referendumit të jetë i pandalshëm, njofton Klan Kosova.
“Ky ka qenë referendum për pushtetin e Erdoganit e jo për ndryshimet kushtetuese”, ka deklaruar Heta në Info Magazine.
Ai pohon se Turqia nuk mund të krahasohet Francën dhe SHBA-të.
Heta thekson se BE dhe SHBA është dashur të reagojnë pas referendumit të mbajtur në Turqi.
“Problemi kryesor është se në çfarë rrethana është organizuar referendumi”.
Sipa tij, votimi i referendumit mund ta rrezikojë pozitën e Turqisë si aleat i BE dhe SHBA.
“Erdogan të kishte qenë diktator nuk do të kishte pasur referendum fare pasi pushtetet diktatoriale nuk lejon referendum”.
“Kalkulimet i ka të gabueshme pasi ky rezultat është i turpshëm për të – Erdogan”.
Heta shton se popullariteti i Erdogan pas puçit të dështuar ka shkuar deri në 70%.
“Turqia prej puqit është një gjendje të jashtëzakonshme nuk mund të krahasohet ky referendum me BREXIT i cili ka ndodhur në një situatë paqeje”.
Në fund ai ka thënë se ka qenë i befasuar me guximin dhe fuqinë e popullit turk që edhe në rrethanat aktuale kanë dalë në masë aq të madhe dhe kanë thënë ‘Jo’.