Lajmet e fundit

Albert Heta, drejtori i qendrës për art bashkëkohor dhe pamor Stacion, në një intervistë për Orën e Fundit në Klan Kosova, ka shpjeguar se do ta organizojnë eventin "Artistët e së nesërmës".
“Dje kemi marrë njoftimin për organizmin Artistët e së nesërmes në Kosovë.”
Ai i pyetur për artin disident në Kosovë ka theksuar se pak ka pasur artistë dhe veprimtarë disident në Kosovë, por ka përmendur një.
“Pak kemi pasur artistë disidentë, p.sh Adem Demaçi, ka qenë shkrimtar disident që ka pas një qëndrim kundër".
“Edhe në këtë gjendje krize e kemi që në momente të caktuara kur skena tenton me u bë bashkë dhe me kriju vepra të reja”, ka thënë Heta, njofton Klan Kosova.
Drejtori i “Stacionit” e ka bërë një paralele të kohës së veprimtarisë së Demaçit me veprimet e fundit të Ministrisë së Kulturës.
“Veprimet e ministrisë së Kulturës, tendencë kanë kontrollin që ka lidhje me kohën e Adem Demaçit kur arti dhe politika kanë qenë të kontrolluar”.
“Ne jemi duke folur për një hapësirë më të vogël se 40 metra katrorë që qendra jonë e shfrytëzon,” ka përfunduar Heta.