Lajmet e fundit

Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëvve dhe Çështjeve Sociale të Serbisë, Aleksandar Vulin është shprehur i brengosur sesi pas deklaratës së bërë nga ish-zëdhënësja e prokurorisë së Hagës Florence Hartmann sipas së cilës ish-presidenti i Jugosllavisë e Serbisë Sllobodan Millosheviq ishte vetëhelmuar nuk ka reaguar Tribunali i Hagës.
"Nuk më brengos zonja Florence Hartmann, nga ajo e kemi pritur këtë. Ajo me të vërtetë do që ta pastrojë biografinë e saj lidhur me atë se ishte pjesëmarrëse e gjithë asaj që ka ndodhur në atë kohë, por më brengos se pse heshtë Tribunali i Hagës" ka theksuar ai.
Vulin poashtu ka deklaruar se Haga di të reagojë për deklarata më pak të rëndësishme të qytetarëve serbë, raportojën mediat në Serbi, përcjellë Klan Kosova.
Një ditë më parë, Hartmann, kishte thënë se Millosheviq qëllimisht ishte vetëhelmuar me barna në mënyrë që t`i përkeqësohej gjendja shëndetësore, gjë që do t`ia mundësonte mbrotjen në liri dhe më pas të shkonte në Rusi.