Lajmet e fundit

Ander Herrera titullin e Europa League që Manchester United e fitoi mbrëmë kundër Ajax, ua ka dedikuar viktimave të sulmit terrorist të së hënës.
United fitoi 2:0 në finalen e Stokholm-it të mërkurën mbrëma, më pak se 48 orë prej kur 22 veta humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan pas sulmit terrorist që ndodhi në Manchester Arena, shkruan SkySports, transmeton Klan Kosova.
Herrera që është zgjedhur ‘Lojtari i ndeshjes’ ka pranuar se ishte e vështirë për futbollistët që të fokusohen të martën para se të fluturonin për në Suedi.
“Ne ishim të pikëlluar, shumë të pikëlluar”.
“Po kur mendon rreth jetës dhe futbollit nuk kë zgjidhje”, ka thënë Herrera.
“Ishte e vështirë që të stërviteshim, por që menaxheri na tregoi se gjëja e vetme që duhet ta bëjmë është ta fitojmë ndeshjen dhe këtë e arritëm”, ka thënë ai.