Lajmet e fundit
Spanjolli shënoi golin e katërt në fitoren 4-0 të ‘Djajve’ ndaj Club Brugge të martën, ndërsa thotë se klubi duhet të sfidojë për trofeun e madh.

Ander Herrera insiston se Manchester Unitedi duhet të mundohet t’a fitojë Ligën e Kampionëve, sepse këtë e ka traditë.
Unitedi është në grupin B, bashkë me PSV Eindhovenin, CSKA Moskoë dhe Ëolfsburgun.
Herrera thotë se Unitedi duhet të shkojë “hap pas hapi” në tentim për të fituar trofeun e parë europian që nga viti 2008.
“Është shumë herët”.
“Duhet të shkojmë hap pas hapi, por natyrisht, ne jemi një nga skuadrat më të mëdha në botë”.
“Historia e klubit na mëson të luftojmë për secilin trofe”.
“Shpresoj që Unitedi të marrë atë që meriton”.