Lajmet e fundit
Spanjolli pati një mundësi të shkëlqyer për të hapur llogarinë ndaj Chelsea, por gjuajtja e tij u ndal bukur nga Thibaut Courtois.

Ander Herrera ka thënë se ishte gati të festonte golin pas gjuajtjes në drejtim të portës, në ndeshjen ndaj Chelsea, por ajo u ndal në mënyrën më të mirë nga Thibaut Courtois, në barazimin 0-0 në Old Trafford.
Spanjolli pranoi një top nga Anthony Martial dhe gjuajti bukur, por belgu u përgjigj edhe më mirë duke mbrojtur një gjuajtje që në shumicën e rasteve tjera do të përfundonte në rrjetë.
“Mendoj që gjuajta siç duhet”.
“Isha në vendin e duhur. Topi nga Anthony ishte shumë i mirë”.
“Që të jem i sinqertë nuk e di se çka ndodhi. Do të festoja, por pastaj e pashë që topi nuk përfundoi në rrjetë”.