Lajmet e fundit
Mesfushori mund të largohet nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të verës dhe nëse kjo gjë ndodhë, atëherë sipas të gjitha gjasave do të kthehet tek ish-skuadra e tij

Ander Herrera mund të vendosë të kalojë tek Athletic Bilbao nëse largohet nga Manchester United në fund të këtij edicioni.
Raportet thonë se Herrera dhe disa lojtarë tjerë mund të përfshihen në operacionin fshesa të Jose Mourinho gjatë afatit kalimtar të verës.
Milan, Athletico Madrid dhe Valencia kanë qenë të lidhur me blerjen e Herrera, por 28-vjeçari mund të vendosë të kthehet tek skuadra nga e cila u largua para katër vjetësh.