Lajmet e fundit

Ander Herrera e ka goditur idenë e Super Ligës Evropiane e cila kundërshtohet nga klubi i tij, Paris Saint-Germain.
“E dua futbollin dhe nuk mund të rri i heshtur për këtë. Besoj në një Ligë të përmirësuar të Kampionëve, por jo që të pasurit ta vjedhin atë që njerëzit e kanë krijuar, e që është asgjë tjetër pos sportit më të bukur në planet”, ka shkruar mes tjerash Herrera në Tëitter.
Në anën tjetër, Ozil ka thënë që fëmijët rriten duke ëndërruar ta fitojnë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve, e jo ndonjë Super Ligë.
“Shijimi i lojërave të mëdha është për shkak se ndodhin një ose dy herë në vit, e jo secilën javë. Vërtet zor që të kuptohet nga të gjithë fansat e futbollit”, ka shkruar Ozil.