Lajmet e fundit

Një moment emocionues që një nënë e divorcuar ka ndarë me miqtë e saj në facebook, po thyen rrjetin!
Ajo ka bërë një falënderim të veçantë ndaj një personi, i cili e ndihmoi djalin e saj Jack, i cili e qetësoi atë pasi po përjetonte krizë nga sëmundja e autizmit, transmeton Klan Kosova.
Sigurisht që ky gjest i vogël i Dan, ka lë të kuptojë se në këtë botë ka ende njerëz të mirë, pasi gjatë një udhëtimi të zonjës Gayna me tren bashkë me fëmijët e saj, djali i saj Jack filloi të përjetonte ngacmimet e tij nga sëmundja por, pasagjeri i trenit, në të cilin gjendeshin të gjithë e mori atë për ta qetësuar duke zhvilluar disa lojëra me të dhe të motrën.
Nëna e Jack thotë se Dan bëri dicka të tillë nga mirësia dhe mirëkuptimi, ndaj dhe i është falënderuese.
''Djali im vuan nga autizmi. Ai filloi të ‘’shkrijë’’ sëmundjen e tij rastësishëm duke biseduar me të dy fëmijët e mi. Ai e qetësoi djalin tim në udhëtimin e trenit ishte i përsosur .... faleminderit për këtë njeri. Vërtetë nuk e di se sa e vlerësova ndihmën tuaj xx. '' është shprehur ajo, transmeton Klan Kosova.