Lajmet e fundit

Paul Rusesbagina, ish-menaxher i një hoteli, që u portretizua si hero në filmin Hotel Ruanda, pritet të lirohet nga burgu në Kigali.
Dy vjet më parë ai ishte dënuar me 25 vjet burg për terrorizëm nga Gjykata e Ruandës, në atë që mbështetësit e tij e kanë quajtur gjykim të rremë.
Një zëdhënës i qeverisë ka thënë që dënimi i tij është zbutur përmes një urdhër presidencial.
Rusesbagina mbahet mend kur kishte shpëtuar një mijë e 200 vetë gjatë gjenocidit në Ruandë.
Në një deklaratë për media, familja e tij i tha BBC-së:
“Jemi të kënaqur që dëgjojmë lajmin për lirimin e Paulit. Familja mban shpresë që do të ribashkohet me të së shpejti”.