Lajmet e fundit

Aktori, Ryan Renolds shihet shumë i frikshëm në trailerin e filmit më të ri të tij “Deadpool”.
38 vjeçari Renolds ka rolin e superheroit që njihet për fytyrën e deformuar.
“Deadpool” tregon historinë e një agjenti të forcave speciale që shndërrohet në mercenar pas një eksperimenti gjë që e ndryshoi edhe atë fizikisht, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Në trailerin e këtij filmi shihen shumë skena të dhunshme ndërsa përdoret edhe një gjuhë jo shumë e përshtatshme për të gjithë publikun, andaj ky film është cilësuar si film me “pullë të kuqe” dhe është përcaktuar për një moshë të rritur.
Filmi do të shfaqet në muajin shkurt të vitit 2016.