Lajmet e fundit
“Heroi”, fiton “Palmën e Argjend” në Meksikë

Filmi, “Heroi”, fiton çmim ne Mexico International Film Festival. Ky film që është nën regjinë e Luan Kryeziut fitoi “Palmën e Argjend” apo “Silver Palm Awards”, ku kjo gjë e gëzoi regjisorin i cili u shpreh shumë krenarë që është pjesë krijuese e kësaj vepre artistike, që sipas tij po krijon histori në kinematografinë shqiptare dhe atë botërore.
Sipas regjisorit, filmi “Heroi” , është i nominuar dhe do të jetë pjesëmarrës në disa festivale të ardhshme, ndër to do të jenë edhe “CayFilm”, “ColourTape”, “GoldenLinden”, “ThreeCities”, etj.
“Sukseset e filmit “Heroi”, për një kohë të shkurtë po i hapin një derë të madhe kinematografisë sonë në botë, duke i bërë artistët tanë të besueshëm për bashkëpunime dhe ky film sipas drejtueseve është i nominuar dhe do të jetë pjesëmarrës në disa festivale të ardhshme që ndër to do të jenë edhe “CayFilm”, “ColourTape”, “GoldenLinden”, u shpreh Kryeziu.